Sporti

Gakpo për trajnerin Slot: ‘Nuk kam punuar kurrë me të – jam shumë kurioz’

05/07/2024 12:46
nga:Lorik J

Arne Slot pritet të marrë drejtimin e Liverpool-it pasi Jurgen Klopp të largohet nga klubi në fund të sezonit. Mungon vetëm konfirmimi zyrtar.

“Të jem i sinqertë, nuk kam punuar kurrë me të,” tha Cody Gakpo për bashkëkombësin e tij, cituar nga Liverpool Echo.

“Unë e di, sigurisht, se ai është një trajner shumë i mirë që e ka treguar këtë në AZ Alkmaar dhe në Feyenoord gjithashtu. Sigurisht, ne luajtëm kundër skuadrave të tij disa herë, ato shpesh ishin ndeshje të vështira. Jam shumë kurioz dhe mendoj se të gjithë e presim me shumë padurim.

“Fokusi për momentin nuk është ende aty dhe tani është në përfundimin e mirë të dy ndeshjeve të fundit, për veten tonë, për klubin, për trajnerin dhe më pas do të shohim më tej trajnerin e ri”, përfundoi Gakpo.

/GazetaBlic Sport/