Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se qeveria Kurti për 8 muaj ka bërë arritje në raport me Kosovën, duke ia pamundësuar mbajtjen e referendumit serb në Kosovë, zgjedhjet, po zbatohet reciprociteti për letërnjoftime dhe për targa, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se të gjithë thoshin se do të lëshojnë pe e s’mund t’i mbajnë qëndrimet.
Postimi i tij i plotë:
E pamundësuam mbajtjen e referendumit serb në Kosovë;
E ndalëm mbajtjen e zgjedhjeve po ashtu;
Po e zbatojmë reciprocitetin për letënjoftime;
Po vazhdon zbatimi i reciprocitetit për targa.
Të gjitha këto arritje në raport me Serbinë vetëm për 8 muaj. Për të gjitha thoshin se “do të lëshojmë pe e s’do të mund t’i mbajmë qëndrimet tona”.
Në secilën çështje kemi fituar, ndërsa ”Gajret” skeptikëve se nuk lshojmë pe.


