Sporti

Gafa e gazetarit në ceremoninë e Topit të Artë: Harroi se Michael Owen e kishte fituar çmimin në vitin 2001

10/27/2026 14:57
nga:Mergim Rreci

Një moment i sikletshëm u regjistrua gjatë ceremonisë së Topit të Artë, kur një gazetar e pyeti ish-sulmuesin anglez Michael Owen se cila kishte qenë renditja e tij më e mirë në historinë e këtij çmimi prestigjioz.

Përgjigjja e Owen ishte e shkurtër dhe e drejtpërdrejtë: “Epo, unë e kam fituar në vitin 2001.”

Në fakt, Owen fitoi Topin e Artë në vitin 2001, pas një sezoni të shkëlqyer me Liverpoolin, duke u renditur përpara emrave të mëdhenj të futbollit evropian.

Duket se gazetari kishte harruar një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së ish-futbollistit anglez, i cili mbetet një nga fituesit e këtij trofeu prestigjioz.

/GazetaBlic Sport/