Sporti

Gabriel pritet të largohet nga Arsenali, mund të transferohet në Itali

05/18/2022 14:33
nga:Mergim Rreci

Sipas Mirror, Arsenali po mendon të shesë Gabriel Magalhaes në një lëvizje të papritur gjatë afatit kalimtar të verës.

24-vjeçari ka qenë një shtyllë e mbrojtjes së Arsenalit këtë sezon, por Mikeal Arteta mund të kërkojë ta zëvendësojë atë me një tjetër mbrojtës, shkruan GazetaBlic Sport.

Juventusi është një destinacion i mundshëm për brazilianin pasi klubi italian kërkon të zëvendësojë Giorgio Chiellini.

Megjithatë, duket se ka edhe disa skuadra të tjera që po monitorojnë nga afër situatën e tij.