Sporti

Gabriel Jesus: Interi është një nga skuadrat më të mira në Evropë

01/19/2026 22:00
nga:Lorik J

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus, e ka përshkruar Interin si “një nga ekipet më të mira në Evropë” përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve midis dy ekipeve në San Siro të martën.

Nerazzurrët mirëpresin liderët e Premier League dhe Ligës së Kampionëve në stadiumin historik në Milano, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne duam të vazhdojmë të fitojmë ndeshje dhe nesër kemi një ndeshje të vështirë kundër një prej ekipeve më të mira në Evropë”, tha Jesus për FootballLondon.

“I falënderohem Zotit çdo ditë që jam kthyer në formë të shkëlqyer. Për momentin, jam shumë i lumtur që që kur jam kthyer kam pasur shumë minuta”, përfundoi ai.

Ndeshja mes Inter dhe Arsenal luhet nesër nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport