Zëvendës-ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar, sot do të takohet edhe me opozitën, raporton GazetaBlic.
Këtë takim e kanë konfirmuar për GazetaBlic nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
A do t’i bashkohet Abdixhiku takimit me Escobarin – Flasin nga Lidhja Demokratike e Kosovës
Escobar në Prishtinë, fton në takim edhe opozitën | Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen
Kujtojmë se, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të nisë sot me vizita zyrtare në Kosovë.
Nga ora 10:00 ai do të pritet nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njofton kabineti i saj, transmeton KlanKosova.tv.
Mediat janë ftuar të marrin pamje nga koha e nisjes së takimit, ndërkaq më pastaj paralajmërohet se do të ketë konferencë të përbashkët për media.
/GazetaBlic/