I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të qëndrojnë për vizitë në Kosovë.
Esobar do të jetë sot në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani.
Ndërsa, Lajçak do ta vizitojë Kosovën të mërkurën.
Dy të deleguarit nga SHBA e BE do të takohen edhe me përfaqësues të partive politike.
Të dy vijnë pas takimit të fundit në Bruksel me 18 gusht.
Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje javën e kaluar në Bruksel për targat, letërnjoftimet dhe temat tjera që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve.
Esobar dhe Lajçak pas Kosovës do ta vizitojnë edhe Serbinë.


