Lajme

Gabriel Escobar në Dubrovnik, kë e takoi nga vendet e rajonit

07/08/2023 17:20
nga:Mergim Rreci

Në Forumin e Dubrovnikut ka udhëtuar edhe zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit dhe emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.

Ai mbrëmë në Zagreb gjatë një bisede me gazetarë ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Veri, duke thënë se tri pikat e BE’së janë recetë për deeskalim.

Sipas tij, Vuçiq ka dhënë sinjale se do t’i pranojë propozimet e Kryediplomatit të BE’së Josep Borrell, ndërsa ka thënë se Kurtin akoma duhet bindur.

Sot, Escobar ka pasur takime me përfaqësues të vendeve të rajonit përfshirë kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe ministrin e Jashtëm të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.