Opinion

Gabojnë gjithë antiglobalistët (e majt, të djathët dhe ata të qendrês) që po presin rënien e lidershipit amerikan!

06/09/2022 14:43
nga:Prof. Dr. Fadil Maloku

Amerika, po rikthehet fuqishëm në Ballkan!

  1. Luftimi i krimit dhe korrupsionit, si edhe manovrat ushtarake “Defender Europe 2021” janë dëshmia më e mirë për përkushtimin që e ka ndërmend me ia bë Amerika gjithë Ballkanit Perëndimore.
  2. Urdhëri i Sekretarit Amerikan i Shtetit, Antony Blinken rreth urdhrit ekzekutiv të presidentit Joe Biden, lidhur me bllokimin e pasurive dhe hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, është definitivisht angazhimi më inkurajues (që nga viti 1999) i SHBA për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
  3. Qeveria e Kosovës, në rast se dëshiron t’i prijë në rajon “valles” së besnikërisë dhe lojalitetit ndaj vlerave dhe modelit të demokracisë së mikut dhe aleatit të saj të madh amerikan, DUHET sa më parë t’i arrestoj dhe gjykojë “peshqit” e (mëdhenjë) e korruptuar dhe të kriminalizuar të jetë sonë (jo)publike. Sepse, duke e ushtruar këtë akt fisnik dhe demokratik, ajo përveç aktivizimit të mobilitetit pêr ta konsolidur procesin e shtetndërtimit të Kosovës, do bëhej edhe “aksionare”e denjë në krijimin e konditave të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.