Sporti

Gaboi në ndeshjen Leicester – Tottenham, Mike Dean nuk po referon në Premierligë qe dy muaj

04/05/2023 19:32
nga:L J

Arbitri Mike Dean, i cili ka vepruar si arbitër i VAR, është hequr nga ndeshjet e Premier League për shkak të vendimeve të tij të dobëta, zbulon ESPN.

Mike Dean, 58 vjeç, nuk është përzgjedhur për një ndeshje në Premier League apo FA Cup në dy muajt e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.

E ardhmja e arbitrit do të analizohet dhe nuk ka asnjë konfirmim nëse ai do të kthehet këtë sezon apo vetëm në edicionin 2023/2024.

Mike Dean u lidh me disa gabime, veçanërisht në fitoren e Leicester kundër Tottenham (4-1), më 11 shkurt. Ai nuk sinjalizoi karton të kuq për Cristian Romero (Tottenham), i cili i tërhoqi me dhunë flokët e Marc Cucurella. Një lëvizje që bëri mjaft bujë.

/GazetaBlic Sport