Sporti

Gabimi qesharak i gjyqtarit Taylor në ndeshjen Dynamo Kiev – Benfica, e ndëshkoi gabimisht lojtarin me karton të kuq

09/15/2021 10:41
nga:Lorik J

Anthony Taylor do të dëshironte të harrojë shpejt një moment gjatë ndeshjes të së martës në Ligën e Kampionëve mes Dynamo Kyiv dhe Benfica.

42-vjeçari, i cili ka qenë gjyqtar në Premier League qe 10 vjet, i dha gabimisht mesfushorit të Kievit, Denys Garmash, kartonin e dytë të verdhë në ndeshjen e fazës së grupeve kundër skuadrës së Jorge Jesus, edhe pse ai nuk e kishte marrë kartonin e parë gjatë ndeshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

Garmash protestoi fuqishëm për pafajësinë e tij pasi iu dha kartoni i kuq në minutën e 80-të dhe momente më vonë, Taylor e përmbysi vendimin e tij pasi kuptoi se kishte bërë një gabim.

/GazetaBlic Sport