Sporti

Gabimi i Ronaldos në konferencë bëhet viral, ngatërroi vendin ku do të luajë

01/03/2023 18:49
nga:Mergim Rreci

Ditën e sotme, Cristiano Ronaldo u prezantua zyrtarisht tek arabët e Al-Nassr.

Gjatë konferencës përpara prezantimin në fushën e blertë, fituesi 5 herë i Topit të Artë bëri një gabim, duke thënë se është i emocionuar që do të luajë në Afrikën e Jugut, gjë që u bë viral në rrjetet sociale, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jam i lumtur dhe mezi pres të filloj këtu në Afrikën e Jugut (South Africa)”, tha Ronaldo.