Lajme

Gabimi i Dytë Trashanik i Qeverisë

07/31/2023 09:52
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Nuk mundet qeveria e politikani me ba drejtësinë. Drejtësia është funksion i pavarur nga politika. Nuk është demokracia kanun. Qeveria nuk mundet me mbylle media.

Kjo nuk do të ndodhë në Kosovë, jam i sigurt. Akti i qeverisë me Klan Kosovën është një fenomen ku qeveria luan rolin e gjykatave dhe prokurorëve. Kjo nuk ka si të jetë e qëndrueshme. Sistemi dhe qytetarët do e abortojnë këtë tentim.

Gjuha kundër “oligarkëve” është e rrezikshme për ekonominë e lirë të tregut dhe të ardhmën tonë. Nuk ka oligark në ekonomi të tregut. Ka ligje kundër monopolit dhe rregulla për konkurrencë të drejtë. Qeveria nuk e bënë gjygjin. Këtu është një keqkuptim dhe gabim trashanik i qeverisë. Pas gabimeve dhe avanturave në veri që na rrezikuan seriozisht sigurinë kombëtare, menaxhimi i rastit të Klan Kosova është gabimi i dytë më i madh i Albin Kurtit dhe qeverisë.

E di që ai nuk do ta mbylle Klan Kosovën. Rasti Klan Kosova lehtësisht mund të jetë një kurth për mobilizim të militantëve të pushtetit para zgjedhjeve eventuale në vjeshtë. Problemi është që kjo fiskulturë e rrezikshme po bëhet në dëm të publikut dhe Kosovës.

Gjithsesi duhet të respektohet ligji, por jo vetëm për disa specifikisht. Gjithaesi duhet të japin llogari të gjithë që mund të kenë abuzuar me pushtetin dhe paranë publike, por jo në formë selektive dhe për interese politike. Kjo nuk ka si pos t’i kthehet në një bumerang qeverisë javët në vijim.

Besimi dhe kredibiliteti tek qeveria po zbehet çdo ditë e më shumë. Kjo padyshim do reflektohet në zgjedhjet e ardhshme. Nuk besok që z. Kurti me metodat dhe taktikat që po përdorë mund të qeverisë më Kosovën. Ai mnd të ketë rol me rëndësi, por jo si kryesues i qeverisë.