Sporti

Gabim katastrofal nga portieri i Dortmundit, Bayern në avantazh

04/01/2023 18:45
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich ka kaluar në avantazh ndaj Borussia Dortmund.

Portieri i mysafirëve, Gregor Kobel ka bërë një gabim trashanik, shkruan GazetaBlic Sport.

Upamecano lëshoi një top nga gjysma e fushës së skuadrës së tij, me portierin e Dortmundit që bëri një veprim katastrofal dhe me topin që përfundoi në portë.

Rezultati tashmë është 1 me 0.

Ja pamjet nga goli i realizuar – VIDEO.