Sporti

Gabim i rëndë nga portieri i Llapit, Endrit Krasniqi shënon golin e dytë të Prishtinës

02/26/2023 13:52
nga:L J

Skuadra e Prishtinës ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Llapit.

Golin e dytë në këtë duel e ka shënuar Endrit Krasniqi, shkruan GazetaBlic Sport.

Krasniqi shënoi pas një gabimi të portierit, Ilir Avdyli.

Avdyli në tentim për ta larguar topin, goditi Krasniqin, e më pas topi përfundoi në rrjetë.

Pjesa e parë e duelit u mbyll me rezultatin 0-2.

/GazetaBlic Sport