Didier Deschamps tha në një intervistë për media të ndryshme se është i gatshëm të rinovojë edhe për 10 vite të tjera me kombëtaren franceze.
“Nuk kam pse t’ia hap derën askujt, jam i kënaqur. Unë nuk ndjej asnjë konsumim si trajner. Nëse do të mund të qëndroja edhe 10 vite të tjera, do të ishte ideale”, shpjegoi Deschamps, kontrata e të cilit me Bleus përfundon më 31 dhjetor 2022, përcjell GazetaBlic Sport.
Përzgjedhësi francez ende hedh poshtë mundësinë për të dëgjuar oferta të tjera.
“Nuk jam në dispozicion. E di shumë mirë që një ditë do të mbarojë koha ime për përzgjedhje, por gjithsesi në vitin 2022 telefoni im është i heshtur”, vazhdoi ai.
Thashethemet se Deschamps mund të tërhiqej në fund të Kupës së Botës 2022 dhe dëshira e hapur e Zinedine Zidane (ish-trajneri i Real Madridit) për të trajnuar Francën e kishin pozicionuar atë si favoritin e madh në linjën e kombëtares tre-kolorëshe.
/GazetaBlic Sport/


