Manchester United ka triumfuar me rezultat 1 me 3 ndaj Tottenham.
Ishte një ndeshje shumë interesante që u shoqërua me disa momente të diskutueshme, shkruan GazetaBlic.
Fillimisht në minutën e 33’të, Edinson Cavani realizoi gol për msyafirët, por goli i tij u anulua nga gjyqtari pas rishikimit me VAR.
Më pas Son realizoi gol për epërsinë e vendasve. Fred barazoi për Manchesterin në minutën e 57’të, kurse Cavani shënoi edhe njëherë 79’të, por kësaj here goli i tij u pranua.
Ishte ky gol që i dha epërsinë përkohësisht skuadrës së Solskjaer, mirëpo Greenwood në fund të ndeshjes me një gol të shënuar siguroi fitoren e madhe për Manchester United në këtë takim, mirëpo zbehu shumë gjasat e Tottenham që të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve.
/GazetaBlic/


