Sporti

Zyrtare: Zgjedhet futbollisti më i mirë i muajit tek Liverpool

12/14/2021 12:05
nga:Mergim Rreci

Diogo Jota, sulmuesi portugez i Liverpool-it, u zgjodh nga tifozët si lojtari më i mirë në Premier League gjatë muajit nëntor, një votim i promovuar nga shoqata e lojtarëve.

Gjatë kësaj periudhe, 25-vjeçari Jota nuk është përdorur në ndeshjen e Champions League kundër FC Porto, në Dragão, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai filloi në katër ndeshjet e tjera, duke shënuar katër gola: dy kundër Southampton, një kundër Arsenalit dhe një kundër Atlético Madrid.