Sporti

Fyerjet raciste ndaj Vinicius, vjen dënim historik, një vit burg për 5 tifozët e Valladolidit

05/22/2025 14:35
nga:Lorik J

Dje, një gjykatë spanjolle dënoi pesë tifozë të Valladolidit me një vit burg me kusht për fyerje raciste kundër Vinicius në vitin 2022.

Një dënim që në Spanjë dhe më gjerë konsiderohet historik për luftën kundër racizmit që e gjithë bota e futbollit ka ndërmarrë prej vitesh.

Pesë individët, mbështetës të klubit të Valladolid, të akuzuar për fyerje të sulmuesit brazilian gjatë ndeshjes së La Liga-s më 30 dhjetor 2022, do të duhet të paguajnë gjoba që variojnë nga 1,080 deri në 1,620 euro dhe gjithashtu do të përjashtohen nga stadiumet për tre vjet.

/GazetaBlic Sport