Sporti

Fyerjet raciste ndaj futbollistëve anglezë, reagon Princi William: “E tmerrshme, duhet të arrestohen personat e përfshirë”

07/12/2021 22:50
nga:Lorik J

Princi William ka dënuar ashpër fyerjet raciste në mediat sociale në adresën e tre lojtarëve që dështuan nga goditjet e penalltive mbrëmë kundër Italisë, Sancho, Rashford dhe Saka.

Ky është komenti i tij në Twitter:

“Unë jam i neveritur nga fyerjet raciste të drejtuara ndaj lojtarëve të Anglisë pas ndeshjes së mbrëmshme. Është absolutisht e papranueshme që lojtarët duhet të durojnë këtë sjellje të neveritshme. Ajo duhet të ndalet tani dhe të gjithë të përfshirët duhet të arrestohen”, shkruan William.

/GazetaBlic Sport