Lajme

Fyerja ndaj Osmanit | Pas disa orë në Krime të rënda, u lirua Halil Geci, thotë avokati

03/10/2026 13:14
nga:Genita C

Avokati i Halil Geci ka reaguar pasi klienti i tij është intervistuar nga njësia për krime të rënda, duke e quajtur rastin “të paprecedent”, raporton GazetaBlic.

Sipas avokatit, Geci, i njohur si “Baci Lilë”,  është liruar pas disa orësh qëndrimi në polici dhe rasti lidhet me një status të publikuar në Facebook.

Ai ka kritikuar Vjosa Osmani, duke thënë se në një vend demokratik presidenti nuk duhet të merret me statuset e qytetarëve.