Barcelona është mposhtur përsëri në La Liga.
Pas humbjes nga Real Madrid, sonte kjo skuadër u mposht nga Rayo Vallecano, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i kësaj sfide ishte 1 me 0.
Radamel Falcao zhbllokoi këtë ndeshje dhe shënoi golin e vetëm të këtij takimi.
Memphis Depay kishte shansin e artë për ta barazuar rezultatin, por dështoi nga penalltia në minutën e 72-të.
Pas kësaj humbje, Barcelona renditet në pozitën e 9-të me 15 pikë.
/GazetaBlic Sport/


