Sporti

Futsall | Prishtina 01 po triumfon ndaj Rigas pas pjesës së parë në ndeshjen e Champions League

11/24/2025 20:59
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e ballafaqimit Prishtina 01 – Riga.

Pjesa e parë e duelit ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të kryeqytetasve, shkruan GazetaBlic Sport.

Drilon Maxharraj realizoi dy gola për Prishtinën 01, teksa Kulepovs shënoi golin e vetëm për mysafirët në pjesën e parë.

Ky ballafaqim po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në kuadër të raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve në Futsall dhe po transmetohet direkt në RTK.

/GazetaBlic Sport