Kombëtarja e Kosovës në futsall e zhvillon sot ndeshjen e parë kualifikuese për ‘Euro 2026’.
‘Dardanët’ do të përballen me kombëtaren e Gjeorgjisë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00, kurse katër ditë më vonë vjen përballja me Bullgarinë në shtëpi.
10 skuadrat që përfundojnë të parat në grupe do ti bashkohen Letonisë dhe Lituanisë që janë nikoqire të Evropianit, ndërsa tetë ekipet më të mira do të luajnë në fazën play-off në shtator për katër biletat tjera që sigurojnë kualifikimin në këtë ngjarje.
/GazetaBlic Sport/