Sporti

Futbollistja e Arsenalit shënon gol të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve për femra

03/29/2023 22:16
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Arsenalit në kategorinë e femrave është duke fituar 2-0 në çerekfinale në UEFA Champions League ndaj Bayern Munich.

Futbollistet angleze po e dominojnë rrjedhën e ndeshjes, madje kanë realizuar edhe një gol të jashtëzakonshëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte norvegjezja Frida Leonhardsen-Maanum, ajo që shënoi një gol të mrekullueshëm nga distanca në minutën e 20-të.

Një gjuajtje e saj nga distanca përfundoi mrekullisht në portë, duke i dhuruar epërsinë skuadrës së saj.