Sporti

Futbollisti ukrainas: Putin është Hitleri i ri, bota duhet ta ndal këtë regjim të mallkuar

02/24/2022 18:52
nga:L J

Sulmuesi i Fuenlabrada dhe i Kombëtares së Ukrainës, Roman Zozulya, i drejtoi fjalë shumë të rënda presidentit rus Vladimir Putin në profilin e tij në Facebook.

Futbollisti i Ukrainës “shpërtheu” në rrjetin e tij social, pas situatës kaotike në vendin e tij, pasi Rusia po tenton pushtimin e Ukrainës, përcjell GazetaBlic Sport.

“Putini është një rimishërim i Hitlerit, bota duhet ta kuptojë këtë. Planet e tij janë shumë më ambicioze se pushtimi i Ukrainës. Është thelbësore që të gjitha vendet të vendosin sanksione kundër këtij regjimi të mallkuar”, tha ai në Facebook.

/GazetaBlic Sport