Sporti

Futbollisti ukrainas festoi me shqiponjë – zbulohet arsyeja pse tifozët e Fenerbahces “shpërthyen” mbrëmë ndaj Dinamo Kiev!

07/28/2022 16:22
nga:L J

Të gjithë kënduan emrin e Vladimir Putinit në një stadium të mbushur plot në Stamboll gjatë ndeshjes së kthimit të raundit të dytë preliminar të Ligës së Kampionëve ndërmjet Fenerbahces dhe Dynamo Kyiev, gjë që shkaktoi shumë vëmendje.

Është e qartë pse kjo thirrje e tifozëve mori kaq shumë jehonë, pasi Rusia e Putinit po vret, shkatërron dhe pushton Ukrainën, e tifozët turq në një ndeshje kundër një klubi ukrainas po brohorasin për një person që po urdhëron vrasjen e tyre, përcjell GazetaBlic Sport.

Janë zbuluar pamjet që tregojnë se çfarë i parapriu asaj brohoritjeje. Në minutën e 57-të, Dinamo e Kievit kaloi në epërsi 1:0 me golin e Vitalij Bujalskit.

Ai ka festuar golin duke parë tifozët e Fenerbahçes dhe duke treguar shqiponjën me duar. Është simboli i Besiktasit, rivalit të madh të Fenerit.

Turqit u çmendën nga ky provokim dhe iu përgjigjën ukrainasve, por në një mënyrë jashtëzakonisht të papërshtatshme – duke brohoritur emrin e Putinit. Pas kohës shtesë, Dinamo Kyiv e mposhti Fenerbahçen me rezultat 2:1 dhe kështu e eliminoi nga Champions League.

/GazetaBlic Sport