Sporti

Futbollisti suedez u shtrua në spital pasi u rrëzua në shtëpi

02/27/2024 10:35
nga:Lorik J

Kristoffer Olsson, 28-vjeçari suedez, u shtrua në spital pasi u rrëzua në shtëpi.

Informacioni u publikua këtë të martë nga Midtjylland, klubi i mesfushorit, për të shpjeguar mungesën e lojtarit në stërvitjet dhe ndeshjet e fundit.

Në një deklaratë, klubi danez tha se Olsson humbi ndjenjat në shtëpi më 20 shkurt dhe u transportua menjëherë në një spital të vendosur në Arghus.

Në të njëjtin shënim, Midtjylland zbulon se Olsson vuan nga një “sëmundje në dukje akute e trurit”.

/GazetaBlic Sport/