Lojtari i Serbisë, Uros Racic tha se si shqiptarët ashtu edhe shokët e tij të ekipit mezi presin ndeshjen e së shtunës në Tiranë dhe shtoi se gjithçka do të shihet në fushë.
“Ata janë një ekip i mirë kombëtar, kundërshtari ynë i madh. Ata janë një kundërshtar i fortë dhe i vështirë, ata meritojnë respekt si të gjitha ekipet e tjera kombëtare. Mund të shoh se ata mezi presin ndeshjen, njësoj si ne, kështu që gjithçka do të shihet në fushë. Ata lanë një përshtypje të mirë në Kampionatin Evropian”, tha Racic, siç raportohet nga Federata e Futbollit të Serbisë.
Shqipëria dhe Serbia luajnë në shtunën në “Air Albania”, në kuadër të kualifikimeve në Kupën e Botës 2026 nga ora 20:45.
/GazetaBlic Sport/


