Sporti

Futbollisti preshevar Besim Salihu, përforcim i ri i klubit boshnjak FK Podgrmeç

08/13/2025 21:56
nga:Mergim Rreci

Klubi i futbollit nga Bosna e Hercegovina “Podgrmeç” ka njoftuar nënshkrimin e kontrates me futbollistin 24-vjeçar, Besim Salihu.

Futbollisti preshevar ka kaluar në skuadrën e BeH nga ekipi kosovar KF Kika.

Përpara se të luante për Kika, Salihu ka qenë pjesë e disa klubeve si KF Rilindja, Shkumbini Peqin, KF Lugina dhe KF Turbina.

Ai luan kryesisht në pozitën e mesfushorit qendror, me aftësi të hatashme edhe në krahun e majtë të sulmit, duke i ofruar trajnerit fleksibilitet në skemën taktike.

Klubi i Podgrmeçit i ka uruar mirëseardhje lojtarit të ri, të cilin e ka cilësuar si vlerë e shtuar për ekipin, me pritshmëri që ai të japë kontribut të rëndësishëm në sezonin e ardhshëm.