Sporti

Futbollisti me përvojë, Gentrit Dumani pritet të largohet nga Fushë Kosova

01/07/2024 18:29
nga:Lorik J

Kriza tek skuadra e Fushë Kosovës po vazhdon edhe pas përfundimit të sezoni dimëror. Klubi nga Fushë Kosova kishte probleme të mëdha me rezultate e paga, kurse tani po përballet edhe me largimin e disa prej futbollistëve më të mirë.

Siç merr vesh GazetaBlic Sport, futbollisti me përvojë, Gentrit Dumani pritet të jetë lojtari i radhës që do largohet nga ekipi i Burim Shalës.

Kujtojmë se Dumani ishte një nga lojtarët më të mirë të Fushë Kosovës në kohët e fundit.

Dumani është në bisedime me disa klube kosovare dhe e ardhmja e tij pritet të mësohet shumë shpejtë.

Përveç Dumanit, nga Fushë Kosova priten të largohen edhe shumë lojtarë kyç…

/GazetaBlic Sport