Sporti

Futbollisti kosovar, Dardan Jashari i jep fund beqarisë

09/03/2021 14:20
nga:Mergim Rreci

Futbollisti kosovar, Dardan Jashari, i ka dhënë fund beqarisë.

Jashari tashmë ka marrur vendimin e madh, atje ku ka njoftuar për fejesën e tij me Laura Krasniqin, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai po luan tek skuadra e Llapit në këtë edicion, kurse më herët ka luajtur edhe tek disa skuadra tjera kosovare.

Ceremonia e fejesës së tij u organizua komform rregullave pandemike, kurse çifti dukej për mrekulli nga fotot e siguruara.

Jashari tashmë do të ketë një përkrahëse të madhe në karrierën e tij futbollistike.

/GazetaBlic Sport/