Sporti

Futbollisti kongolez i Partizanit festoi duke bërë shqiponjën pas realizoi gol ndaj Astanas

08/31/2023 20:54
nga:Lorik J

Skuadra e Partizanit ka shkuar në pushim me avantazh minimal ndaj Astanas.

Golin e vetëm në këtë duel deri më tani e ka shënuar sulmuesi kongolez, Bintsouka, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas golit të realizuar me kokë në minutën e 30’të, ‘Coxy’ festoi duke bërë shqiponjën.

Rezultati i përgjithshëm i ndeshjes Partizani – Astana është 1-1 dhe gjithçka mbetet e hapur për kualifikim.

Ja momenti i golit: