Showtime

Futbollisti italian pasi shënoi gol, bëri një propozim të veçantë

11/15/2021 11:24
nga:Genita C

Festa e veçantë e futbollistit italian, shënon dhe i propozon martesë të dashurës.

Futbollisti Giuseppe Fella, ka bërë një prej festimeve më të paharruara të një goli.

Italiani pasi shënoi i propozi të dashurës së tij për martesë.

Ai shkoi jashtë vijave për të marrë një bluzë të bardhë, ku e mbajti  atë para kamerave dhe tifozëve, ashtu siç bëjnë futbollistët.

Mirëpo, dallimi ishte mesazhi që i dedikohej partneres së tij, ndërsa shkruante: “A do të martohesh me mua?”.

Po ashtu, ishte një vizatim që e shfaqte atë të ulur në gjunjë duke e mbajtur një unazë.

Më vonë, faqja zyrtare e Palermos në Instagram e publikoi këtë ngjarje duke treguar se Marisa e ka pranuar propozimin për martesë.

Çifti është bashkë qe disa vite dhe kanë një fëmijë nga lidhja e tyre.