Sporti

Futbollisti i vetëm shqiptar që e arrin këtë gjë në La Liga, Vedat Muriqi është tjetër nivel

01/30/2026 18:43
nga:Mergim Rreci

Vedat Muriqi e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit në La Liga.

Sulmuesi kosovar ka fituar garën me lojtarët e tjerë, duke u shpallur më i miri i muajit në Spanjë, transmeton GazetaBlic Sport.

Muriqi ishte i jashtëzakonshëm me golat e tij dhe paraqitjet në fushë, duke u renditur momentalisht si golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga.

‘Pirati’ ynë bëhet futbollisti i vetëm shqiptar që e fiton dy herë këtë çmim, duke e përmirësuar pra rekordin e tij personal, pasi që e kishte fituar këtë çmim edhe në vitin 2022.

/GazetaBlic Sport/