Shqipëria u mposht ndaj Spanjës me rezultatin 0-1 në ndeshjen e tretë të Grupit B teksa këtu mbyllet edhe Europiani për kuqezinjtë. Pas kësaj sfide, foli lojtari i Spanjës, Miguel Merino. Mesfushori i Real Sociedad vlerësoi Shqipërinë ndërsa theksoi se “La Roja” synon të fitojë Euro 2024.
“Ishte një skuadër e mirë, luajtën shuëm mirë ndaj Kroacisë dhe Italisë. E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë për ne, dhamë më të mirën. Në pjesën e dytë ata patë raste, por ne jemi të lumtur se fituam tre nga tre ndeshjet e grupit.
Mendoni titullin? Ne luajmë me këtë sjellje, ai është objektivi ynë. Por, e dimë që ka edhe skuadra të tjera të forta. Megjithatë, nuk kemi frikë nga askush, do të japim më të mirën. Grupi është forca ynë dhe do të kërkojmë të fitojmë, kjo është mendësia jonë”, u shpreh Miguel Merino./TVKlan