Sporti

Futbollisti i njohur anglez ndryshon emrin pasi merr nënshtetësin polake

10/28/2021 10:48
nga:E K

Futbollisti i Aston Villas, Matty Cash ka ndërruar emrin dhe nënshtetësinë.

Mbrojtësi anglez ka zgjedhur ta përfaqësojë kombëtaren polake dhe pritet që muajin e ardhshëm të bëjë debutimin me Poloninë, shkruan GazetaBlic Sport.

Cash ka marrë pasaportën polake dhe ka ndërruar emrin nga Mathew Cash në, Mateusz Gotowka.

Ylli i Aston Villas ka falenderuar presidentin e Polonisë për mbështetjen e tij.

“Faleminderit zoti President, është një nder dhe një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për mua dhe familjen time. Do të jap më të mirën në fushë.

“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për mua dhe familjen time. Kërkesa ime për shtetësinë polake është miratuar nga autoritetet polake”.

“Dëshiroj të falënderoj presidentin, familjen time dhe njerëzit e tjerë që më ndihmuan në këtë. Koha për sfida të reja, do të bëj më të mirën për këtë vend”, deklaroi Cash në Twitter.

/GazetaBlic Sport/