Sporti

Futbollisti i Milanit shet biletat që ia dhuron klubi falas: “Duhet ta dini se çmimi është rreth 600 euro”

01/31/2024 10:49
nga:Lorik J

Mateusz Skoczylas iu bashkua AC Milan në vitin 2023. Që atëherë, ai luan në ekipin e të rinjve të klubit të madh italian.

Lojtarët e rinj marrin një numër biletash për ndeshjet e ekipit të parë. Polaku vendosi të shesë online biletat për ndeshjen kundër Napolit.

Madje 17-vjeçari nuk e fsheh dhe publikoi njoftime në grupet e Facebook nga një profil privat me emrin dhe mbiemrin e tij.

“Unë do t’i shesë pesë, por duhet të dini se çmimi do të jetë rreth 2750 PLN (rreth 600 euro)” iu përgjigj ai një prej fansave që ishte i interesuar të blinte bileta.

Për momentin nuk dihet nëse dhe çfarë pasojash do të sjellë AC Milan ndaj futbollistit të ri.

/GazetaBlic Sport