Futbollisti 19-vjeçar i klubit francez Metz, Tahirys dos Santos, është lënduar rëndë gjatë një zjarri të tmerrshëm në Crans-Montana, Zvicër.
Incidenti tragjik ka marrë jetën e 40 personave dhe ka lënduar 115 të tjerë.
Sipas raporteve të fundit, dos Santos ka pësuar djegie të rënda dhe aktualisht po trajtohet në Gjermani.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin ndërkombëtar të futbollit. Mendimet dhe lutjet janë me futbollistin, familjen e tij dhe të gjithë viktimat e këtij fatkeqësie.
Autoritetet zvicerane vazhdojnë hetimet për shkakun e zjarrit.

