Gjatë mëngjesit një tërmet i tmerrshëm goditi Turqinë dhe Sirinë, duke lënë të vdekur më shumë se 2500 njerëz dhe shumë të zhdukur.
Midis tyre, Christian Atsu, i cili ende raportohet se është i zhdukur. Pak orë pasi i dha fitoren Hataysporit, ganezi u zhduk pas tërmetit, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndërsa A Bola njoftoi se ai ishte gjetur i gjallë, një nga shokët e tij të skuadrës për fat të keq mohoi informacionin me hapa të shpejtë.
Në rrjetet sociale, Kerim Alici, tregoi se Christian Atsu nuk mund të shpëtohej ende: “Christian Atsu është nën rrënoja. Ne kemi nevojë për ndihmë shpejtë”, shkroi ai.
/GazetaBlic Sport


