Sporti

Futbollisti i ekipit turk lëndohet rëndë, kërceu nga kati i dytë i banesës në momentin e tërmetit

02/06/2023 17:26
nga:Lorik J

Një nga emrat më të folur pas tërmetit në Turqi ishte edhe mbrojtësi Barıs Basdas, i cili luan tek Yeni Malatyaspor.

Nga tërmeti fundit ka mbetur i lënduar rëndë lojtari 33-vjeçar i Yeni Malatyaspor, Barıs Basdas, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas mediave turke, futbollisti 33-vjeçar ka mbetur i lënduar rëndë dhe është dërguar në spital.

Menaxheri i Basdas, Serdar Topcu, tha në një deklaratë për gazetën gjermane Bild se futbollisti 33-vjeçar u hodh nga ballkoni i shtëpisë së tij nga katin i dytë gjatë tërmetit dhe u plagos rëndë në këmbë dhe u dërgua në spital.

/GazetaBlic Sport