Sporti

Futbollisti i ekipit në Egjipt pësoi atak në zemër gjatë ndeshjes, gjendja e tij është ende kritike

03/12/2024 14:38
nga:Lorik J

Futbollisti i Egjiptit, Ahmed Refaat (30) pësoi një atak në zemër të hënën gjatë ndeshjes së ekipit të tij Future kundër Al Ittihad në kampionatin egjiptian.

Refaat mbetet në një gjendje kritike dhe klubi i tij tha se zemra e tij ndaloi për më shumë se një orë.

“Zemra e Ahmet Refaatit ndaloi për më shumë se një orë, pavarësisht të gjitha përpjekjeve për reanimim nga stafi mjekësor pranë stadiumit, pas së cilës rrahjet e zemrës së tij u përmirësuan gradualisht. Megjithatë, gjendja e tij ende nuk është stabile. Klubi është duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe po kështu ne do t’ju përditësojmë për gjithçka brenda një momenti”, tha Future në një deklaratë.

/GazetaBlic Sport