Sporti

Futbollisti i Differdange, Kevin D’Anzico: Do të isha i kënaqur edhe me barazim ndaj Dritës

07/07/2025 20:26
nga:Lorik J

Kampionët e Luksemburgut, Differdange 03 kanë arritur në Prishtinë për ndeshjen e nesërme ndaj Dritës.

Differdange dhe Drita luajnë nesër nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Champions League.

Futbollisti i Differdange, Kevin D’Anzico tha se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë përgatitur maksimalisht për duelin e nesërm.

“Ne jemi shumë mirë të përgatitur, duam të bëjmë më të mirën nesër”, tha fillimisht Kevin D’Anzico.

Megjithatë, D’Anzico potencoi se Drita është ekip i fortë, andaj një barazim do të ishte i pranueshëm për ta nga ballafaqimi i parë.

“Kundërshtari është favorit padyshim, por nuk jemi të trembur. Jemi ekip i fortë poashtu. Nesër një barazim do ishte i mirë për ne”, përfundoi futbollisti.

/GazetaBlic Sport