Interesimi i Barcelonës për Bernardo Silva nuk është asgjë e re. Një telenovelë që është përsëritur në afatet kalimtare të fundit dhe që rilind sërish me një vizitë të portugezit në qytetin spanjoll.
Bernardo Silva u kap duke ecur në Barcelonë me një foto që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe bëri bujë në shtypin spanjoll, përcjell GazetaBlic Sport.
Numri 20 ishte titullar në barazimin e Manchester Cityt kundër Liverpoolit (1-1) dhe tani përfiton disa ditë pushimi para ndeshjes kundër Newcastle në çerekfinalet e FA Cup .
https://t.co/tQ6mhluMlH pic.twitter.com/nBgeuzZo5I
— Actualité – Barça (@ActualiteBarca) March 12, 2024
/GazetaBlic Sport/


