Antonio Silva, futbollisti i Benficas ishte lojtari i zgjedhur për të folur për ndeshjen e dytë të çerekfinales së Champions League, në Milano, kundër Interit, pas humbjes së ekipit portugez në Luz me rezultat 0-2 në raundin e parë.
“Në këtë klub nuk ka asgjë të pamundur, ne e dimë që është 0-2 dhe se përballemi me një skuadër shumë të fortë, por ne i kemi armët tona, kemi paraqitur futboll të shkëlqyer gjatë gjithë sezonit dhe do të përpiqemi të shkruajmë histori”, tha Silva në konferencë.
“Në një klub si Benfica nuk ka asgjë të pamundur, ne jemi një klub ambicioz, 0-2 është i kthyeshëm dhe kjo është ajo që do të përpiqemi të bëjmë nesër”, përfundoi ai.
Kujtojmë se ndeshja e nesërme luhet nga ora 21:00 dhe fituesi kalon në gjysmëfinalen e madhe.
/GazetaBlic Sport


