Sporti

Futbollisti i AEK ia dedikoi golin ndaj Dinamo Zagreb tifozit të vrarë javën e kaluar

08/16/2023 11:21
nga:L J

Pas Kostas Galanopoulos, Petros Mandalos bëri gjithashtu një lëvizje simbolike në kujtim të tifozit, Michalis Katsouris pas golit të fitores kundër Dinamo Zagrebit.

Kostas Galanopoulos hyri si zëvendësues dhe u bë golashënuesi i “artë” për AEK-un, teksa shënoi 2-1 në minutën e 90-të në ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit, përcjell GazetaBlic Sport.

Galanopoulos, pasi arriti golin, bëri një gjest simbolik, duke ia dedikuar Michalis Katsouris, i cili u vra nga trazirat mes tifozëve javën e kaluar.

Në veçanti, ai ngriti shiritin e zi në krah dhe ua tregoi kroatëve që ndodheshin në tribunën e “Maksimir” dhe në deklaratat e tij theksoi se: “Kisha një parandjenjë që po të luaja do të shënoja gol, dedikimi ishte më e pakta që mund të bëja”

Në të njëjtën kohë, megjithatë, gjatë festimeve, Petros Mandalos formoi me duar një “M” dhe e drejtoi drejt tifozëve të organizuar të Dinamos, ku ndodhen edhe Bad Blue Boys, duke nderuar kujtimin e Michalis.

/GazetaBlic Sport