Tahirys Dos Santos, një futbollist i ri 19-vjeç nga klubi francez FC Metz, ishte në mesin e atyre që u lënduan nga zjarri që kaploi barin “Le Constellation” në Crans-Montana në Zvicër, ka thënë klubi përmes një njoftimi.
Lojtari ishte “djegur rëndë dhe është transferuar me aeroplan për në Gjermani ku është duke u trajtuar”, tha më tej klubi, raporton Klankosova.tv.
FC Metz, klub që garon në Ligue1 të Francës, shtoi se “udhëheqësit, lojtarët, trajnerët dhe stafi i klubit janë të tronditur dhe të bashkuar në mendimet e tyre për t’ia përcjellë ato Tahirys” dhe se klubi po punon për rikthimin e lojtarit në shtëpi.
Nga shpërthimi i zjarrit në natën e Vitit të Ri, deri më tani është raportuar se kanë vdekur të paktën 47 persona dhe mbi 100 janë lënduar.


