Sporti

Futbollisti Florent Hasani transferohet në Hungari tek Gyirmot FC

06/23/2021 20:56
nga:Lorik J

Futbollisti nga Vushtrria Florent Hasani është bërë me skuadër të re.

Hasani është transferuar tek skuadra hungareze, Gyirmot FC, shkruan Klan Kosova.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja e klubit në fjalë.

24 vjeçari që luan në fazën ofanzive së fundi ishte pjesë e skuadrës, Japoel Kfar Saba në Izrael.

Më parë Hasani luajti edhe tek skuadrat si Vushtrria e Trepça ’89 në Kosovë, e Diosgyri në Hungari.