Euro 2020

Futbollistët e Skocisë nuk do të ulen në gjunjë për aksionin kundër racizmit, bëhen kombëtarja e tretë që e refuzon këtë gjë

06/10/2021 20:46
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Skocisë ka lajmëruar se nuk do të ndërmarrë veprimin e uljes në gjunjë para startit të ndeshjeve në Kampionatin Europian, veprim i cili bëhet kundër racizmit.

Disa ekipe si Anglia dhe Belgjika u gjunjëzuan dhe në miqësore, ashtu si dhe si disa gjyqtarë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj racizmit, por tashmë ka disa kombëtare që janë shfaqur kundër këtij fenomeni, shkruan GazetaBlic Sport.

Hungaria dhe Kroacia ishin dy kombëtaret që refuzuan që në fillim këtë gjë, kurse Skocia tashmë është kombëtarja e radhës që nuk do të ndërrmarë një veprim të tillë.

/GazetaBlic Sport/