Sporti

Futbollistët e Prishtinës po përgatiten në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjet e para në LK

06/20/2021 13:25
nga:Lorik J

Futbollistët e Prishtinës kanë nisur ditën me ushtrime të lehta në palestër.

FC Prishtina ka udhëtuar para dy ditësh drejt Tiranës, atje ku po përgatitet për ndeshjet në Ligën e Kampionëve.

Futbollistët e skuadrës kryeqytetase kanë nisur ditën e sotme me “stretching” në palestër, teksa pasdite do të stërvisin në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Kujtojmë se më 22 qershor, Prishtina zhvillon ndeshjen gjysmëfinale të fazës paraeliminatore në Ligën e Kampionëve, ndaj Folgores së San Marinos.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 20:00 në “Elbasan Arena”, aty ku kryeqytetasit do ta zhvillojnë edhe finalen, në rast se kalojnë pengesën e parë.